Ekspozita “Drejtësia në sytë e një piktori”, përgatitur me rastin e 110 vjetorit të Gjykatës së Lartë, do të qëndrojë e hapur e hapur për publikun, në ambientet e jashtme të gjykatës në datat 5 dhe 6 maj 2023. Përveç pikturave, ekspozita ofron për publikun edhe një sërë dokumentash historike të siguruara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në të cilat pasyrohen foto dhe akte juridike që datojnë në periudha të ndryshme gjatë historisë 110 vjeçare të Gjykatës së Lartë.
Ekspozita është punuar nga nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shkollat 9 vjeçare “Jeronim de Rada”, “Mihal Grameno”, “Kosova”, “Osman Myderizi” dhe “Vasil Shanto”. Gjejmë edhe një herë rastin për të falenderuar stafin drejtues të shkollave si edhe Zyrën Vendore Arsimore Tiranë, për mundësinë e realizimit të këtij aktiviteti.